Ndërron jetë aktori James Rebhorn
24/03/2014 00:00
Aktori James Rebhorn, i cili ka intrepretuar në më shumë se 100 seriale televizive dhe filma, ka ndërruar jetë ditën e premte në moshën 65-vjeçare.
Agjentja e tij, Dianne Busch, tha se Rebhorn, i cili vuante nga kanceri në lëkurë, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në South Orange të New Jersey.
Aktori veteran njihet për rolin e tij në filmin “Aromë gruaje” me protagonist Al Pacinon dhe gjithashtu për interpretimin në “Independence Day”.
James Rebhorn është shfaqur edhe në serialet Homeland, Law & Order, Big Lake, Enlightened dhe White Collar.
Top Channel