JLo: Divorci më dha frymëzim për albumin e ri

24/03/2014 00:00

Jennifer Lopez ka deklaruar se ndarja nga Marc Anthony në vitin 2011 i ka dhënë shumë material për albumin e saj të ri.

“Tema ime e preferuar është dashuria. Gjithmonë ka qenë kështu pasi ajo më motivon. Për atë mendoj gjatë gjithë kohës. Por, ajo që mendoja për dashurinë në 9 albumet e mia të para është ndryshe nga ajo që mendoj tani pas gjithë gjërave që kam kaluar”, tha këngëtarja latine për popcrush.com.

“Qëllimi im ishte të tregohesha e ndershme me muzikën time të re”, shtoi Lopez, e cila tha gjithashtu se nuk ka ndryshuar aspak nga fama e fituar.

“Gjithmonë jam vetvetja. Jam po ajo vajzë që kam qenë, vetëm se më e rritur dhe me më shumë eksperiencë”, shpjegoi JLo.

Top Channel