Dante rinovon me Bayern Munchen

24/03/2014 00:00

Bayern Munchen ka njoftuar përmes faqes zyrtare në internet se ka zgjatur kontratën me qendërmbrojtësin brazilian Dante deri në verën e vitit 2017.

Futbollistit të Seleçaos i skadonte kontrata në qershor të vitit 2016 dhe Manchester United ishte një nga klubet e interesuara për të, por bavarezët kanë vendosur ta mbajnë edhe më gjatë lojtarin.

“Bashkimi me Bayern Munchen ka qenë vendimi më i mirë i jetës sime. Cdo gjë këtu është fantastike: klubi, skuadra, trofetë dhe atmosfera. Është klubi i duhur për mua dhe unë jam shumë i lumtur”, tha Dante.

Top Channel