Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi të pasinqertë dhe teatër politik ftesën e Kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një letre publike për kreun e opozitës, Kryeministri theksoi rëndësine e pjesëmarrjes së opozitës në Komisionin për Reformën Administrative Territoriale, duke u treguar i gatshëm edhe për ta diskutuar këtë çështje në një takim direkt me zotin Basha.

Por, kreu i demokrateve ne pergjigjen e tij ve ne dukje se tek qendrimi i Kryeministrit nuk ka te reja, perderisa mazhoranca nuk garanton votim konsensual te reformes edhe ne Kuvend. Ne letren e tij, zoti Basha thote se “konsensusi ka kuptim vetem kur finalizohet me votim ne sallen e Kuvendit, keshtu qe ne thelb, sipas tij, Kryeministri ben ftese per ta hartuar me konsensus ne komision dhe pastaj per ta votuar ate sipas numrave ne Kuvend”.

‘Me fjale te tjera – i shkruan Lulzim Basha, Edi Rames- ju na ofroni vitrinen e konsensusit, por jo vete konsensusin”.

Ne letren e tij, zoti Basha i sjell ne vemendje Kryeministrit edhe ate qe e quan bllokim te shumefishte dhe te perseritur te pushtetit lokal nga Qeveria. “Dhunimi dhe kthimi prapa i autonomise vendore kompromenton rende dhe ve ne dyshimin qellimin e shumices suaj per te miratuar ne menyre te njeanshme reformen administrative territoriale”, shkruan kreu i opozites, i cili eshte njekohesisht edhe kryetar i Bashkise se Tiranes.

Zoti Basha ka shfrytezuar rastin per t’i vene ne dukje Kryeministrit sjelljen e tij dhe te mazhorances me opoziten. Sjellje, qe ai e cileson, si te padenje, arrogante dhe qe po ngushton hapesirat e opozites ne Kuvend.

Por duke theksuar kete, kreu i Partise Demokratike le nje dere hapur per takim me Kryeministrin ose per takime te çdo niveli tjeter. Veçanerisht, sic thote Lulzim Basha, ai eshte gati per t’u takuar per 5 prioritetet per marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, si interes suprem kombetar. Dhe, siç shkruan Basha, ai eshte gati per t’u takuar edhe per reformen administrative territoriale.

Ajo qe bie ne sy ne letren e kreut te opozites eshte se ai shkruan shume qarte kushtin e Partise Demokratike. “Pika kyçe qe mbetet per t’u pohuar qarte dhe publikisht eshte nje dhe vetem nje – i thote Lulzim Basha, Edi Rames. – Jeni apo nuk jeni per votimin me konsensus te kesaj reforme ne sallen e Kuvendit te Shqiperise, sepse konsensusi ne komision eshte i pamjaftueshem!”

Kryetari i Partise Demokratike e mbyll letren e tij per Kryeministrin jo pa nje ton lehte ironie, kur i shkruan se “vetem pranimi i konsensusit do te bente te mundur qe takimi yne te mos ishte nje rilexim sy me sy i letrave qe ju keni preferuar t’i shkembejme publikisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA