I shpërfytyruari, skena nudo me Scarlett Johansson

23/03/2014 00:00

Adam është një djalë 26-vjeçar i cili vuan nga një çrregullim gjenetik me emrin neurofibromatosis që shkakton tumore poshtë lëkurës dhe përreth muskujve duke e bërë atë të ketë një pamje anormale, por kjo gjë nuk e ka penguar aspak që të interpretojë përkrah aktores Scarlett Johansson.

Për më tepër, Adami dhe aktorja e famshme hollivudiane shihen nudo në disa skena të filmit ‘Under The Skin’.

Personazhi i 26-vjeçarit është thelbësor në film. Scarlett Johansson luan rolin e një alieneje e cila shëtit me furgon nëpër Skoci duke joshur meshkujt e më pas duke i bërë gjëra të tmerrshme atyre, por takimi me Adamin ndryshon gjithçka.

“Kur njerëzit shikojnë një aktore të bukur pranë dikujt që është i shpërfytyruar, mendojnë se ai duhet të jetë i keqi, por në këtë film unë jam viktima. Është film shumë interesant”, tregon Adami.

Në lidhje me skenat nudo, Adam thotë: “Ajo e kishte më problem, unë ndihem mirë me trupin tim.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel