Prokurorja e Krimesë që po çmend rrjetin
22/03/2014 00:00
Quhet Natalia Poklonskaya, është 33 vjeç dhe është prokurorja e re e përgjithshme e gadishullit të Krimesë, tashmë i aneksuar nga Rusia.
Fotot e saj, disa prej të cilave e tregojnë mjaft “sexy”, po bëjnë xhiron e botës përmes internetit duke kaluar kufijtë e Ukrainës dhe Rusisë, ku emri i saj është lakuar më së shumti.
Kështu, fotot kanë vajtur deri në Japoninë e largët, ku përdoruesit e internetit kanë vendosur ta bëjnë një personazh të mangave, siç njihen novelat grafike dhe filmat e animuar japonezë.
Top Channel