Universiteti Italian i Shkencave Gastronomike ka përzgjedhur këtë vit 24
shefa kuzhine nga e gjithë bota për të gatuar për një elitë
specialistësh dhe për të apasionuar të gastronomisë. 

Shqipëria kishte këtë vit përfaqësuesin e saj prestigjoz: shefi i kuzhinës Altin Prenga solli një darkë të veçantë ku tradita e gatimeve tradicionale shqiptare mbërriti e rishikuar dhe e përpunuar më së miri.

Tavë Elbasani apo ëmbëlsira me shegë e thana, pastërma e turshi të shoqëruara me raki rrushi, krijuan një atmosfere të re në ato që quhen Tryeza Akademike, ku janë paraqitur disa nga shefat më me zë nga Italia dhe e gjithë bota.

E Altin Prenga tanimë konsiderohet një prej tyre. Me talentin e tij, sipas specialistëve, ai po revolucionon jo vetëm panoramën gastronomike shqiptare por të të gjithë Ballkanit. Gjithçka duke u mbështetur fort në traditën dhe produktet e territorit shqiptar, siç u shpreh shefi shqiptar, me dëshirën që tradita të mos vdesë bashkë me brezat e vjetër. Pa dyshim që tanimë Altin Prenga është bërë ambasadori i Shqipërisë në fushën e gastronomisë dhe darka e tij e ekselencës ishte një rast për të shpalosur një Shqipëri ndryshe, që ia vlen ta vizitosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA