“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Një mbrëmje plot surpriza dhe të papritura ishte ajo e të premtes në spektaklin javor të Big Brother.
Esterina ishte e eliminuara e kësaj jave. Pasi mbërriti në studion e spektaklit ajo u shpreh se nuk do të bënte asnjë ndryshe nga c’ka bërë, pasi ka qenë e vërtetë dhe nuk ka luajtur asnjë lojë.
Esterina thotë se ka qenë më afër Matildës dhe Jonës. Ajo do të dëshironte që të dilte Viola ose Esida nga shtëpia, nëse nuk do të ishte eliminuar ajo vetë. Esterina nuk gjen dot asnjë ndikim për daljen e saj, por thotë se mbase është paragjykuar nga prejardhja e saj, pasi populli shqiptar paragjykon, sipas saj.
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë 5 banorë të rinj. Ata janë Donaldi, 28 vjec, student në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe vazhdon masterin për Letërsi, Danieli, Myrtezai 31 vjec nga Tirana, por që thotë që të gjithë e njohin me emrin Zhaku, Visari, 22 vjec, studion për diplomaci dhe aktualisht punon si menaxher në një klub nate në Prishtinë, Lori, 20 vjeçe, vjen nga qyteti i Pogradecit dhe merret me modeling, si dhe Katerina.
Mbrëmja ka qenë emocionuese për disa banorë të vjetër. Kështu Rigelsit, ish-bashkëshortja i kishte shkruar një letër, ku i kërkonte që të rimendonte edhe një herë rikthimin së bashku për motivin e madh të mirërritjes së djalit të tyre, por edhe për shkak të ndenjave që mesa duket nga ana e saj, ende nuk janë shuar.
Esidës i mbërriti një klip përshëndetës nga familja e saj, duke marrë mesazhin se ata e mbështesin në veprimet e saj. Keshtu, Esida qetesohet nga ankthi dhe frika se familja e saj ishte e merzitur me sjelljet brenda shtepise.
Për Nevilën mbërriti lajmi i mirë se kishte fituar fazën e parë të konkurrimit në Akademinë e Rendit dhe tani ajo duhet t’i nënshtrohet procedurave të tjera të garës.
Pati edhe disa shpërblime dhe penalitete që iu komunikuan banorëve. Kështu Fatjoni fitoi imunitet, pasi gjeti emrin e personazhit misterioz të javës së kaluar, atë të Lasgush Poradecit. Ndërkohë, një tjetër provë e javës së kaluar kanë qenë qëndismat dhe për disa prej banorëve ka qenë një sfidë e vërtetë durimi. Valeri nuk ka marrë pjesë fare në këtë sfidë, ndaj ai u penalizua duke u ndaluar që të rrijë në oborr. Ndërsa ‘qëndistarja’ më e mire ka qenë Mikela, e cila ka marrë bonus dhe do të jetë ajo liderja e ‘Happy Hour’ e kësaj jave.
Të nominuarit e kësaj jave janë Jona, Meridiani, Rigelsi dhe Violeta.Prej tani e tutje nuk ka më lojë në cifte dhe secili luan individualisht për të fituar zemrën e publikut dhe për të shkuar drejt çmimit final të këtij edicioni. Megjithatë deri atëherë rruga është shumë e gjatë dhe plot vështirësi. Të shohim kush do të rezistojë më gjatë…
Top Channel