
Kërkesës për fermerët e Lushnjës, për të patur një laborator analizash
për prodhimet e tyre bujqësore i është përgjigjur ministri i Bujqësisë,
Edmond Panariti.
“Kam kënaqësinë që testet e para të insekticideve, pesticideve, nëpërmjet një metode të shpejtë dhe relativisht komode, po kështu edhe testet e para të metaleve të rënda, njëkohësisht edhe të fitohormoneve t’i kem unë privilegjin t’i kryej”, tha Panariti.
Personelit te laboratorit ekzistues ne Lushnje, ministri i ka shpjeguar ne praktike se si mund te bejne nje analize te thjeshte qe i jep rezultatet brenda 24 oreve dhe qe zbulon kimikatet problematike ne prodhimet bujqesore.
Fermeret kane kerkuar qe prodhimet e tyre te cerifikohen nga nje laborator.
Prodhuesit e perimeve ne Lushnje u ankuan se shitjet kane rene per shkak te frikes se per rritjen e tyre jane perdorur kimikate te rrezikshme dhe hormone ne sasi te medha. Ky fenomen ka ndodhur me pare, ndersa tani fermeret po vuajne pasojat e veprimeve te tyre.
Top Channel