Është hedhur të premten në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e
Ligës së Kampioneve. Ceremonia nisi si zakonisht me sekretarin e UEFA-s,
Gianni Infantino që hapi shortin.
Më pas është transmetuar një filmim në nder të tetë skuadrave që kanë arritur deri në këtë pikë të kompeticionit. Më pas në podium ka hipur ambasadori i finales së Lisbonës, Luis Figo, duart e të cilit kanë vendosur çerekfinalet.
Skuadra e parë që është nxjerrë nga shporta ka qenë Barcelona, e cila do të ketë përballë Atletico Madrid. Pas saj radha ka qenë e Real Madrid, që sikurse vitin e kaluar do të ketë përballë Borussia Dortmund.
Shorti ka vijuar duke vënë përballë Paris Saint German-Chelsea dhe në fund Manchester United-Bayern Munich.
Ndeshjet e para të këtij turi të Champions League do të luhen më 1 dhe 2 prill, ndërsa ato të dyta më 8 dhe 9 të të njëjtit muaj. Këtë vit finalja do të luhet në stadiumin “Estadio da Luz” të Lisbonës, më 24 maj.
Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve:
Barcelona – Atletico Madrid
Real Madrid – Borussia Dortmund
Paris Saint German – Chelsea
Manchester United – Bayern Munich
Top Channel