
Shumë nga tifozët e Milanit shohin formën e dobët të Mario Balotellit si një nga arsyet më të forta të krizës së rezultateve të kuqezinjve.
Këtë gjë sulmuesi i kombëtares italiane e di shumë mirë dhe nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka vendosur të “shfryhet”.
“Kam qenë milanist që kur kam lindur, por nëse jam kthyer në një barrë për tifozët, unë mund të largohem”, shkroi SuperMario.
Më pas, ai mbrojti Seddorfin: “Jepini kohë trajnerit dhe do të dalim nga kjo periudhë e keqe. Nuk mund të kritikohet Seedorfi vetëm pas 2 muajsh punë. E kuptoj pakënaqësinë e tifozëve, por kontestimi i tyre më ka lënduar.”
Nuk harroi as Gallianin: “Askush nuk mund t’i lejojë vetes të kritikojë Gallianin pasi është më i miri në botë në rolin e tij.”
Top Channel