Schwarzy: Mosha s’ka rëndësi

20/03/2014 00:00

Pritja ka përfunduar. Është prezantuar të mërkurën në Los Anxheles “Sabotage”, filmi në të cilin Arnold Schwarzenegger interpretojn një agjent të DEA-s.

Bëhet fjalë për agjencinë federale të anti-drogës në Shtetet e Bashkuara, një ekip i të cilës, i kryesuar nga “terminator”, zhvillon një luftë të pamëshirshme me një kartel latin. Aktori ikonë e filmave aksion thotë se mosha e thyer nuk e pengon atë të luajë në filmat e gjinisë së tij.

“Jam 66 vjeç, por kjo për mua nuk ka rëndësi. Është diçka që nuk e mendoj kurrë dhe vazhdoj ta mbaj veten në formë”, ka thënë Schwarzy për mediat.

FOTO GALERI
1/4
Schwarzy: Mosha nuk ka rendesi

Top Channel