Pistorius shet shtëpinë për të paguar avokatët

20/03/2014 19:30

Atleti afrikanojugor, Oscar Pistorius, i cili po gjykohet për vrasjen e të dashurës modele Reeva Steenkamp shiti shtëpinë ku ndodhi krimi për të përballuar kostot e larta të gjyqit.

Një vendim i tillë është marrë si rrjedhojë e zgjatjes përtej pritshmërive të Pistorius të gjyqit, çka ka rritur në mënyrë marramendëse faturën që ai duhet t’u paguajë avokatëve.

Fillimisht, atleti paraolimpik kishte paguar për vetëm tre javët që pritej të zgjaste procesi, por tashmë ka kaluar më shumë se një vit që gjyqi vazhdon.

Pistorius rrezikon të kalojë një pjesë të gjatë pas hekurave nëse do të shpallet fajtor për vrasje me dashje të motivuar nga xhelozia, siç pretendon të vërtetojë akuza.

Vetë 27-vjeçari ka pranuar vrasjen, por duke theksuar se ajo ndodhi nga pakujdesia, pasi ngatërroi të dashurën me një grabitës në orët e para të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA