“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim Letërsia shqiptare u prezantua në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Europes, në Panairin e Leipzigut, i mbajtur në datat 13-16 mars në Gjermani.
Ky eveniment, i dyti për nga rëndësia pas atij të Frankfurtit, prej disa vitesh mirëpret edhe stendën shqiptare përmes organizimit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, mbështetur nga Ministria e Kulturës.
Në këtë vit të katërt pjesëmarrjeje, Shqipëria u përfaqësua me shkrimtarët: Fatos Baxhaku, Besnik Mustafaj, Lindita Arapi dhe Mateo Mandalan.
Shkrimtari Fatos Baxhaku i pranishëm në stendën me botimet shqip, thotë se interes kishte jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për historinë e Shqipërisë dje, sot dhe atë të së ardhmes.
“Ishte një gjë fort e vlefshme për ne që krijuam kontaktin, mundësira të reja, ambiente të reja profesionale ku prezantuam veten, por edhe për pjesën andej që zakonisht për ne dëgjojnë jo kur botojmë ndonjë libër, por për një zullum të radhës. Kështu që këto gjëra duhen përgëzuar fort organizatorët”, thotë ai.
Përmes stendës së organizuar nga TRAduki, gjatë ditëve të panairit u mundësua leximi i pjesëve nga librat shqip si edhe bashkëbisedimi mes autorëve e gazetarëve, botuesve e lexuesve të huaj të interesuar.
Sipas Fatos Baxhakut një eveniment i tillë i jep mundësi shkrimtarëve dhe titujve shqip të njihen e marketohen më mirë në arenën e madhe të botimeve europiane.
“Shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj pati goxha kontakte të kulturës gjermane. Unë vetë pata një fill shpresë për librin tim të fundit,. ‘Cadrat e Kuqe’. Kështu që kontaktet fizike, jo vetëm ato nëpërmjet postës, e-mail, janë shumë të rëndësishme. Njohja direkt është shumë e rëndësishme, përndryshe mosnjohja bëhet shpesh shkas për të krijuar shkas mosrespektim dhe ndonjëherë eksperiencë”, shprehet shkrimtari Baxhaku.
Baxhaku shton se edhe botimi i tij pjesëmarrës “Çadra e Kuqe”, një histori fatesh austro-hungareze të trishta u prit me interes. Edhe autori Mateo Mandala, studiuesi arbëresh ngjalli kureshtjen e të pranishmëve.
Top Channel