Naomi Campbell, një 43-vjeçare e mrekullueshme
20/03/2014 00:00
Naomi Campbell ka mbushur 43 vjeç, por është e pamundur të besohet kjo gjë duke parë kopertinën e revistës ‘Shape’, ku modelja e famshme ka pozuar me bikini.
Në intervistën për këtë revistë, britanikja ka folur për vështirësitë që po has në lënien e duhanit.
“Më kishin thënë që është më e lehtë të lësh alkoolin sesa duhanin. Nuk e besoja atëherë, por qenka e vërtetë. Nuk dua të tymos më cigare, por sa herë që e përmend, më pihet një”, tha Campbell.
Më parë, Naomi kishte pranuar se po e shijonte më shumë jetën tani që nuk pinte më alkool.
“Kam më shumë energji dhe zbavitem më shumë sesa kur pija. Tani mund të zgjohem me buzëqeshje në mëngjes”, tha 43-vjeçarja.
Top Channel