Meta: Shqiptarët, rol konstruktiv në Maqedoni
19/03/2014 00:00
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti ne nje takim Kandidatin shqiptar për
zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, Iljaz Halimi, i cili shoqërohej
nga Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë Menduh Thaçi.
Ata e njohën Kryetarin e Kuvendit Meta mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe mbi ecurinë e fushatës zgjedhore, duke vënë në dukje mobilizimin e energjive në funksion të maksimizimit të votës së shqiptarëve për kandidaturën e z. Iljaz Halimi.
Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria dëshiron që shqiptarët në vendin fqinj të përfaqësohen sa më denjësisht në zgjedhjet e ardhshme, duke vlerësuar njëkohësisht rolin konstruktiv dhe stabilizues të shqiptarëve në Maqedoni.
Top Channel