Televizioni “ESPN” zbuloi ditën e mërkurë listën e dëshirave të merkatos, që trajneri Tata Martino i paraqiti drejtuesve të Barcelonës në muajin Tetor.
Sipas këtij televizioni, në listën e Martinos përfshiheshin portieri Ter Stegen i Mynshengladbahut, mbrojtësit Subotiç i Dortmundit, Felipe Luis i Atleticos, Vergini i Sunderlandit, Doria i Botafogos, mesfushorët Gundogan i Dortmundit dhe Arda Turan i Atleticos, si dhe sulmuesi Kun Aguero, i Manchester City e Klose i Lazios.
Nga të gjithë këta futbollistë, vetëm Ter Stegen duket se ka konkretizuar kalimin në “Camp Nou”, ndërsa më i vështiri mbetet pa dyshim Kun Aguero, i cili mbetet një futbollist fiks i Cityt.
Ndërkohë, e përditshmja “AS” informoi të mërkurën se në aksin City-Barcelona mund të ketë edhe më shumë aktivitet, me portierin Victor Valdes, i cili ka deklaruar që nuk do të rinovojë pasi dëshiron një përvojë jashtë vendit, që duket se do të kalojë në “Emirates Stadium”.
Top Channel