Jared Leto si Jezusi?
19/03/2014 00:00
Kur John Lennon deklaroi se The Beatles ishin më të famshëm se Jezusi në vitin 1966, fanatikët e kërcënuan me djegie në turrën e druve dhe për këtë arsye Jared Leto i doli të keqes para duke thënë se nuk po krahasohej me Jezusin pasi postoi në Instagram një foto të tijën dhe të Birit të Zotit, të dy me flokë të gjatë dhe me mjekër.
Aktori shkroi: “Stili nuk del kurrë nga moda!”
Fituesi i çmimit Oscar si aktori më i mirë joprotagonist falë interpretimit të tij në Dallas Buyers Club vazhdon njëkohësisht edhe karrierën e tij si këngëtar.
Të dielën ai ishte në Moskë për një koncert së bashku me grupin e tij Thirty Seconds To Mars.
Top Channel