
Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj ka dhënë dorëheqjen nga klubi dhe ka deklaruar se do të paraqitet të polici.
Shkak është bërë incidenti i të shtunës në fushën e gjelbër të Ballshit, ku Kapllanaj akuzohet se dhunoi shefin e Sektorit të Garave të FSHF-së, Besnik Çela.
“Do të vetëdorëzohem në polici. Nuk e dija që isha në kërkim për ngjarjen e së shtunës. Jap dorëheqjen pasi e shikoj se ka shumë padrejtësi”, ka deklaruar Kapllanaj për mediat.
Ai akuzohet se ka goditur me mjete të forta në kokë të dërguarin e FSHF-së, Besnik Çela. Procedimi penal ndaj tij ka filluar për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në përfundim të ndeshjes Bylis-Laçi.
Top Channel