Bayern, Sammer: Na kanë zili

19/03/2014 00:00

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Matthias Sammer, ka deklaruar se klubet e Bundesligës janë xhelozë për sukseset e fundit të tyre.

Klubi bavarez është shndërruar në dominuesin e futbollit europian në 18 muajt e fundit, por është kritikuar shumë për politikat e merkatos dhe sjelljen ndaj klubeve të tjera gjermane.

“Kemi fituar 6 trofe në 18 muajt e fundit dhe në vend që të diskutojnë për rrugën që ndoqëm për të arritur këto suksese, rivalët janë xhelozë dhe duan të na nxjerrin si të këqinj. Nuk e kuptoj këtë xhelozi ndaj nesh”, tha Sammer për ‘Bild’.

“Kam thënë që ne stërvitemi më shumë se të tjerët për të nxjerrë më të mirën e futbollistëve që kemi. Bundesliga është një nga kampionatet më të mira europiane, por kemi vetëm dy skuadra në Champions. Kjo tregon që unë kam pasur të drejtë kur kam thënë që gjermanet e tjera nuk stërviten dhe nuk mundohen sa ne”, shtoi Sammer.

Top Channel