Bayern, Robben rinovon kontratën

19/03/2014 00:00

Arjen Robben ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen deri në vitin 2017.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të klubit bavarez dhe në profilin zyrtar të Twitter-it.

Hollandezi është një nga protagonistët e Tripletës së vitit të kaluar dhe pjesë e formacionit titullar të skuadrës që tashmë drejtohet nga Pep Guardiola.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj të fitoj trofe me Bayern Munchen. Po zhvilloj sezonin tim të pestë këtu dhe kam edhe tre të tjerë para meje”, tha Robben.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB