Zeniti punëson Villas-Boas si trajner
18/03/2014 21:00
Zeniti punësoi Andre Villas-Boas si trajnerin e tij të ri, u komunikua zyrtarisht ditën e martë.
Ish-trajneri i Portos dhe Chelsea kishte mbetur i papunë që kur u shkarkuar nga Tottenhami në fund të 2013-s dhe ai do të zëvendësojë në stolin e skuadrës ruse, italianin Luciano Spalletti.
Spalleti u largua prej skuadrës së Shën Pjetërburgut pas humbjes zhgënjyese në shtëpi (2-4) me Dortmundin, në ndeshjen e vajtjes së një të tetave të Champions League.
Portugezi nënshkroi një kontratë që hyn në fuqi menjëherë dhe zgjatet deri në vitin 2016.
Top Channel