Katër herë fitues i Topit të Artë, Lionel Messi beson se ka ardhur momenti i duhur për kombëtaren e tij që të bëjë një hap të madh në arenën ndërkombëtare.
Me Botërorin vetëm tre muaj larg, Messi tha në një intervistë televizive: “Mbeten gjithmonë edhe më pak ditë, gjithmonë edhe më pak ndeshje deri në Botëror. Koha kalon shumë shpejt. Tani më e rëndësishmja është fundi i kampionatit me Barcelonën. Kemi një kombëtare të fortë dhe kemi shanset tona, por në Botëror mund të ndodhë gjithçka. Na mungojnë edhe pak detaje, por mendoj se jemi në një nivel të shkëlqyer”.
I pyetur për rëndësinë e fitimit të një Botërori për të, Messi theksoi: “Është një ëndërr, arritja më e madhe që mund të realizojë një futbollist. Po përgatitemi të arrijmë deri atje në formën më të mirë”.
Ajo që e bën argjentinasin të besojë tek suksesi i mundshëm i bardhebluve është koha e gjatë që ky brez ka duke luajtur me njëri-tjetrin. “Kemi një lidhje të shkëlqyer mes nesh. Kemi shumë kohë që njihemi dhe shumica prej nesh luajnë së bashku që prej kombëtares U-20”, tha Messi.
Top Channel