Koha kur Kunis-Kutcher urreheshin

18/03/2014 17:50

Kur u bë e njohur se Ashton Kutcher dhe Mila Kunis ishin të lidhur në jetën reale, fansat e serialit “That 70s” mbetën të gëzuar që protagonistët Jackie dhe Kelso po konkretizonin dashurinë e tyre në skenë edhe në jetën reale.

Megjithatë, një ish-protagonist i këtij seriali tha për “TMZ” se gjatë kohës së xhirimeve, askush nuk do të kishte menduar se midis aktorëve mund të lindte diçka.

Gjatë xhirimeve që zgjatën nga viti 1998, deri në 2006-n, Kunis dhe Kutcher nuk e honepsin dot kurrë njëri-tjetrin dhe nuk qëndronin kurrë bashkë, përveç momentit të xhirimeve.

Aq e qartë ishte kjo urrejtje sa që të gjithë e dinin këtë armiqësi të hapur midis aktorëve, ndaj të gjithë kolegët përpiqeshin të shmangnin situata ku mund të ndesheshin të dy ata bashkë.

“Të gjithë jemi befasuar nga kjo romancë”, tha një aktor i serialit. “Ashton dhe Mila qëndronin larg njëri-tjetrit në atë serial. Është me të vërtetë e pabesueshme se si gjërat kanë ndryshuar”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA