" /> ">
Një ish-drejtues i FIFA-s përfitoi një shumë të rëndësishme parash për të mbështetur kandidaturën e Katarit, për Botërorin e vitit 2022, informoi të martën e përditshmja “Daily Telegraph”.
Sipas të gazetës, Jack Warner, ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s përfitoi 1,2 milionë dollarë nga një kompani e kontrolluar nga një funksionar katarez, Mohammd Bin Hammam, pa ndonjë arsye konkrete.
Edhe fëmijët e tij u shpërblyen, me disa pagesa të tjera.
Shpërblimi ndaj zëvendësit të Blatter ndodhi në 15 Dhjetor 2010, vetëm dy javë përpara se kandidatura e Katarit të fitonte organizimin e Botërorit 2022.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut, Japonia dhe Australia ishin kandidatët e tjerë për pritjen e Botërorit, për të cilin ishte vendosur që nuk mund të zhvillohej në Amerikën e Jugut apo Europë (për shkak të sistemit të rotacionit të vendosur nga FIFA).
Sipas “Daily Telegraph”, FBI ka nisur një hetim ndaj Warner, i cili jeton në Trinidad & Tobago dhe ka disa llogari bankare në ishujt Kajman.
Top Channel