Karburanti, Ferrari dhe Mercedesi mbështesin FIA-n

18/03/2014 00:00

Skuderitë Ferrari dhe Mercedes kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për FIA-n pas debatit mbi teknologjinë e re të kontrollit të karburantit që çoi në skualifikimin nga gara të australianit Daniel Ricciardo (Red Bull) në Cmimin e Madh të Australisë.

Ricciardo kishte përfunduar garën në vendin e dytë dhe 5 orë pas festës në podium, FIA e skualifikoi pasi makina e tij e kishte kaluar limitin prej 100 litrash/orë.

Drejtori i Ferrarit, Stefano Domenicali, tha për ‘Autosport’: “Duhet të kemi besim tek puna e FIA-s dhe jam i bindur që në të ardhmen nuk do të ketë asnjë problem.”

Edhe drejtori ekzekutiv i Mercedesit, Toto Wolff, theksoi rëndësinë e mbështetjes së FIA-s në këtë çështje: “FIA kontrollon fluksin e karburantit dhe këtë gjë e bën me të gjitha skuadrat. Sensori është një sistem i FIA-s që duhet integruar tek makinat. Është një proces mësimi ku FIA dhe skuadrat duhet të mbështesin njëra-tjetrën.”

Top Channel