
Komisioni Hetimor për Zbatimin e Ligjit lidhur me lëvizjet në Policinë e Shtetit, ende nuk e ka nisur kontrollin.
Kreu i saj, Arben Ristani tha se, nga kerkesat derguar policise kane mberritur vetem dosjet e policive te shkarkuar dhe jo ata i kane zevendesuar.
Ai ka kerkuar vendosjen e nje afati Drejtorise se Pergjithshme te Policise, ndërsa zevendëskryetari i ketij komisioni ka kerkuar fillimin e punes, me dokumentacionin e mberritur deri me tani, ajo e 387 policeve te larguar nga detyra.
“E gjithë pjesa tjetër që ka të bëjë me të emëruarit, me të transferuarit dhe dokumentacione të tjera që ne i kemi kërkuar, nuk kanë ardhur ende. I kërkoj që të shpejtojë dhe të sjellë informacion sepse ndryshe do të kemi pamundësi për të kapur afatin që kemi. Do të doja që t’i kërkonim që në këtë pjesë ky dokumentacion është i paplotë”, tha Ristani.
“Kemi një komision hetimor për të hetuar tre dimensione kryesore, largimet, emërimet e reja, transferimet. Për këto kemi marrë mandat nga Kuvendi për të shqyrtuar. Për largimet, pjesa që jeni më të shqetësuar, ejani të punojmë mbi këtë pikë”, tha deputeti socialist, Taulant Balla.
Anetar i ketij komisioni, ish-ministri i Brendshem Flamur Noka ka propozuar qe t’i kerkohet Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te klasifikuar, nese drejtuesit kryesore te policise jane te pajisur me certificate sigurie apo jo.
Top Channel