F1, Raikkonen kërkon përmirësime në makinë

18/03/2014 00:00

Kimi Raikkonen theksoi se Ferrari duhet të përmirësojë disa detaje “në makinë dhe në motorr” nëse kërkon të arrijë një rezultat më të mirë në Cmimin e Madh të Malajzisë, që do të zhvillohet në Sepang në datën 30 mars.

“Nëse i rregullojmë gjërat dhe nuk bëjmë gabime, atëherë do të shohim një ndryshim të madh në performancën tonë”, tha piloti finlandez.

Raikkonen shprehu gjithashtu bindjen se ai dhe Alonso mund të arrijnë rezultate shumë më të mira me një makinë që nuk shfaq probleme.

“Nëse do të kemi mundësinë të garojmë pa probleme, jam i sigurtë se do të jemi më të fortë. Para Australisë kishim një ide të vogël për nivelin tonë, por nuk jemi të kënaqur me atë që treguam”, tha Raikkonen, i cili përfundoi i shtati garën e Melburnit.

Top Channel