
Mijëra djem dhe vajza që në orët e para të mëngjesit të së martës
mbushën sheshin përparara Pallatit të Kongreseve, për të marrë pjesë në
konkursin e pranimit në Policinë së Shtetit, që ka si moto të tij
‘Siguri, Inovacion dhe Progres’.
Janë 10 000 aplikantë që do të përfshihen në këtë provim 4 ditor prej të cilëve 1,400 femra. Në përfundim të provimit do të përzgjidhen 500 kandidatë ku 50% e tyre do të jenë vajza, për tju nështruar më pas një kursi trajnimi.
Kryeministri Edi Rama u kërkoi drejtuesve të policisë ta çojnë në 1 000 numrin e pranimeve, me qëllin çuarjen e mesatares së moshës së efektivëve të policisë në nivelet europiane.
“Në këtë konkurs do të fitojnë më të mirët, për të garantuar që në këtë konkurs do të fitojë merita dhe nuk do të fitojë kushëriri. Këtu, ne jemi të gjithë së bashku për të garantuar që konkursi për nga organizimi, për nga transparenca, për nga merita, të jetë në lartësinë e ëndrrave dhe të shpresave të mbi 10 mijë vajzave dhe djemve, që erdhën dhe trokitën këtu për t’u vlerësuar për atë që janë”, tha Rama.
Transformimi dhe modernizimi i Policisë së Shtetit tashmë ka nisur tha Kryeministri, gjë të cilën e kanë kuptuar edhe njerëzit e botës së krimit.
“Nëse kemi patur reagime të forta nga ana e krimit, janë reagimet e një kriminaliteti që po goditet si asnjëherë më parë, janë reagimet e një kriminaliteti që po prodhon forcën. Shikojini vrasjet, në të shumtën e rasteve janë larje hesapesh mes kriminelesh të dorës së parë. Janë një tjetër shenjë se krimi po e ndjen që koha e sundimit të tij në të gjithë rrugët e Shqipërisë, koha e nëpërkëmbjes nga ana e tij e uniformës së Policisë së Shtetit, koha e lidhjeve të tij me kupolën e lartë të Policisë së Shtetit ka marrë fund”, tha Rama.
Konkurretëve ministri Saimir Tahiri i uroi mirëseardhjen në Policinë e Shtetit, duke i quajtuar ata si prova më e fortë e gjeneratës së re të policisë shqiptare.
“Ne po e modernizojmë shërbimin policor me teknologji inovative, për të rritur sigurinë e shërbimit, por edhe për të vënë në përdorim botën dixhitale në funksion të shërbimit të qytetarëve. Ne po ndërtojmë policinë moderne me mjete të sofistikuara dhe teknologji të lartë, sic nuk ka qenë kurrë më parë. Me lejoni t’jua uroj përsëri, mirë se erdhët për ta bërë Policinë e Shtetit më të fortë, më të mirë dhe më moderne!” tha Tahiri.
Opozita: Krimi po bën ligjin
Partia Demokratike reagoi lidhur me shpalljen e konkursit për Policinë, duke thënë se kjo praktikë ka vite që ndiqet dhe se falë saj kemi një polici të shkolluar dhe të aftë.
Duke deklaruar se krimi po ben ligjin, deputeti Arben Ristani akuzoi Qeverine se policine profesionale e shkaterron duke e shnderruar ne polici partiake.
“Nuk mund të flitet më për inovacion në një kohë kur të tilla konkurse janë bërë procedurë standarde në Policinë e Shtetit që nga viti 2006. Nuk mund të flitet për progres ndërkohë që janë mbi 600 punonjës policie me një dhe dy fakultete dhe me cerfitikime brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët sot janë hedhur në rrugë dhe janë të papunë.Nuk mund të flitet për siguri, ndërkohë që droga po përhapet kudo nëpër Shqipëri. I gjithë prodhimi stok i drogës që nuk dilte dot në rrugë për shkak të punës së Policisë, sot ka mbytur Shqipërinë dhe po tenton dhe sulmon kufijtë e Europës”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani.
Top Channel