Në vaskë me Lady Gagën
17/03/2014 00:00
Lady Gaga publikoi një foto nudo duke u larë në vaskë pas një performance shokuese të sajën.
Këngëtarja 27-vjeçare kishte nevojë për një pastrim të përgjithshëm pas një shfaqjeje të neveritshme në Teksas. Gjatë kohës që këndonte këngën Swine, një vajzë i villte përsipër Gagës, e cila ndërkohë vazhdonte të këndonte.
Më pas, ajo postoi në faqen littlemonsters.com foton që e tregonte në vaskë duke u larë.
“Më pëlqeu shumë shfaqja në Austin. Spektakli i mbrëmshëm më shëroi shpirtin. Rebelimi kreativ është ARTPOP. Jini të lirë”, shkroi Gaga për fansat e saj.
Top Channel