F1, Horner: Ricciardos do i hiqet skualifikimi

17/03/2014 00:00

Christian Horner është i bindur se Daniel Ricciardos do i hiqet skualifikimi dhe do i rikthehen pikët e vendit të dytë “pasi as ai dhe as skuderia nuk kanë bërë asgjë të parregullt”.

Australiani i Red Bullit u skualifikua nga gara disa orë pas përfundimit të Cmimit të Madh të Australisë pasi sipas FIA-s kishte harxhuar më shumë karburant sesa lejon rregullorja (100 litra).

“Nuk është faji i Danielit dhe nuk është as faji ynë, pasi ne jemi bazuar tek rregullorja. Jam i zhgënjyer dhe i habitur. Kemi apeluar dhe pres që të qartësohet gjithçka”, theksoi shefi i Red Bullit për ‘Sydney Morning Herald’.

Ai sqaroi se problemi qëndron tek sensorët që kontrollojnë konsumin e harxhimit të karburantit: “Sensorët e konsumit që ka instaluar FIA kanë treguar se janë problematikë dhe që kur janë futur kanë pasur probleme. Është një teknologji që ende nuk është gati dhe jo e besueshme 100%.”

Top Channel