DigitAlb, platforma që bashkoi shqiptarët

17/03/2014 00:00

DigitAlb bashkoi shqiptarët në një pasdite të vetme. Brenda të së
njëjtës orë të gjithë kufijtë u rrëzuan dhe Shqipëria e madhe u bë
realitet, falë futbollit dhe platformës televizive të të gjithë
shqiptarëve.

Nga Shkodra, në Vushtri nga Vushtria në Vlorë e nga Vlora në Tetovë, një transmetim fantastik në të gjitha trevat e kombit tonë.

Endrra e Shqipërisë së Madhe u bë realitet nëpërmjet një platforme dhe një loje. Në tre shtete në një pasdite futbollistike u fol vetëm një gjuhë, shqip dhe kufijtë ranë, e shqiptarët u ndjenë më afër se kurrë me njëri-tjetrin.

Vllaznia-Partizani, Llamkos-Prishtina, Shkëndija-Renova dhe Flamurtari – Teuta ishte kryefjala e pesë orëve transmetim që bashkuan shqiptarët përpara ekranit duke i bërë të ecin paralelisht, me hapin e kohës që po jetojmë.

Shqiptarët, këtë fundjavë mund të kenë veshur fanela të ndryshme, por luajtën të gjithë në një fushë duke brohoritur vetëm në gjuhën tonë. Për një pasdite dhe ne u bëmë “Një”.

Top Channel