Bundesliga, Bajerni pranë titullit
16/03/2014 09:25
Bajerni Mynihut vazhdon i qetë rrugëtimin drejt titullit kampion.
Bavarezët mundën 2-1 Leverkusenin falë golave të Mandzukic dhe Shvajshtajger dhe e çojnë në 23 pikë diferencën me Dortmundin, i cili u mund 1-2 në fushën e vet nga Mënshengladbahu.
Javën e ardhshme, Bajern Mynih mund të shpallet zyrtarisht kampioni i Gjermanisë, 8 javë para përfundimit të kampionatit.
Por, për të arritur këtë sukses, më parë skuadra e Guardiolës duhet të fitojë ndaj Mainzit, ndërkohë që Borusia dhe Schalke duhet të humbasin pikë në ndeshjet e tyre përkatëse.
Top Channel