Tenis, Djokovic në gjysmëfinalet e Indian Wells

15/03/2014 00:00

Novak Djokovic fitoi me lehtësi 6-1, 6-3 ndaj francezit Julien Benneteau dhe kaloi në gjysmëfinalet e turneut Indian Wells, ku do të përballet me amerikanin John Isner. Nga ana e tij, Isner kaloi letonezin Ernest Gulbis me rezultatin 7-6, 7-6.

Djokovic tha pas ndeshjes: “Kundërshtari im bëri shumë gabime të paforcuara dhe unë e shfrytëzova këtë gjë.”

Gjysmëfinalja tjetër e turneut është ajo mes Roger Federer dhe Alexandr Dolgopolov.

Finalja e Indian Wells, turneut që po zhvillohet në Kaliforni, do të luhet ditën e dielë.

Top Channel