Të dielën Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Fushata zgjati 45 ditë. Fituese pritet të jetë partia e zv/kryeministrit Aleksander Vuçiç. Ndërkohë, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk u bënë bashkë për të dalë me një listë. Përveç partisë së Riza Halimit, subjektet e tjera do të bojkotojnë zgjedhjet.
Idro Seferi, korrespodenti ynë në Beograd, solli më shumë informacione nëpërmjet një lidhjeje me Skype.
Çfarë pritet të ndodhë në politikën serbe me zgjedhjet e kësaj të diele?
Sondazhet favorizojnë Aleksandër Vuçiç, i cili pritet të fitojë me rreth 40% të votave, e megjithatë do t’i duhen partnerë për të krijuar qeverinë, edhe pse nuk dihet se si do të përfundojë procesi zgjedhor. Ashtu siç ndodhi me Boris Tadiç, i cili shpresonte të fitonte, por i humbi zgjedhjet e kaluara dhe tashmë ka krijuar një parti të re. Kjo fushatë ka treguar se temat kryesore kanë qenë korrupsioni, rritja e nivelit ekonomik dhe integrimi. Nuk ka pasur shumë përmendje të çështjes së Kosovës.
Fragmentarizimi i shqiptarëve rrezikon t’i lërë ata jashtë parlamentit serb? A mund të rizgjidhet Riza Halimi deputet?
Riza Halimi mori firmat e shqiptarëve të pranishëm, që ishin rreth 10 mijë, dhe i duhen edhe 4 mijë të tjerë për të siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë. Nëse shqiptarët do të dilnin të votonin, edhe pse shumica e tyre jetojnë në vendet perëndimore dhe në Kosovë, atëherë shqiptarët do të mund të siguronin një apo dy mandate në Parlamentin e ri të Serbisë. Megjithëse numrat duken disi të vështira, janë organizuar udhëtime me autobusë nga Kosova për në Serbi, në mënyrë që të merren edhe votat e tjera të nevojshme nga shqiptarët për t’u përfaqësuar me 2 deputetë në Kuvendin serb.
Top Channel