
Lewis Hamilton me Mercedes ka fituar pole-position në Cmimin e Madh të Australisë duke lënë pas Daniel Ricciardo me Red Bull dhe shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg.
Në një sesion me shi, piloti britanik regjistroi kohën më të shpejtë 1:44:231.
Në vend të katërt i riu i McLaren, Kevin Magnussen. Menjëherë pas tij Fernando Alonso me Ferrari.
Paraqitje shumë e dobët nga ferraristi tjetër Kimi Raikkonen dhe nga kampioni në fuqi Sebastian Vettel. Finlandezi dhe gjermani do të nisen nesër nga vendi i 11 dhe 12. Raikkonen përplasi makinën e tij pas mureve mbrojtëse në Q2 kur pista ishte shumë e lagur nga shiu që nisi në fund të Q1. Gabimi i tij bëri që Vettel të pengohej nga flamujt e verdhë që dolën për aksidentin e Kimit dhe të mbetej edhe ai jashtë Q3.
Kohët e të gjithë pilotëve të regjistruara në provat zyrtare:
1. Lewis Hamilton (MERCEDES GP) 01:44.231
2. Daniel Ricciardo (RED BULL) 01:44.548
3. Nico Rosberg (MERCEDES GP) 01:44.595
4. Kevin Magnussen (McLAREN) 01:45.745
5. Fernando Alonso (FERRARI) 01:45.819
6. Jean-Eric Vergne (TORO ROSSO) 01:45.864
7. Nico Hulkenberg (FORCE INDIA) 00:01:46.030
8. Daniil Kvyat (TORO ROSSO) 01:47.368
9. Felipe Massa (WILLIAMS) 01:48.079
10. Jenson Button (McLAREN) 01:44.437
Q2
11. Kimi Räikkönen (FERRARI) 01:44.494
12. Sebastian Vettel (RED BULL) 01:44.668
13. Adrian Sutil (SAUBER F1 TEAM) 01:45.655
14. Kamui Kobayashi (CATERHAM) 01:45.867
15. Valtteri Bottas (WILLIAMS) 01:48.147
16. Sergio Pérez (FORCE INDIA) 01:47.293
Q3
17. Max Chilton (MARUSSIA) 01:34.293
18. Jules Bianchi (MARUSSIA) 01:34.794
19. Marcus Ericsson (CATERHAM) 01:35.157
20. Romain Grosjean (LOTUS F1 TEAM) 01:36.993
21. Pastor Maldonado (LOTUS F1 TEAM) 00:00:00.000
22. Esteban Gutiérrez (SAUBER F1 TEAM) 00:01:35.117
Top Channel