
Pjesëtarë të policisë kufitare të Kosovës në kufirin me Serbinë, konkretisht në pikën e Jarinjës, kanë filluar të aplikojnë kontrolle më të rrepta të identifikimit të çdo udhëtari që kalon nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Ata veç të tjerash kanë kërkuar nga shoferët e autobusëve që të posedojnë edhe listat me emrat e të gjithë udhëtarëve sa herë që kalojnë kufirin, raporton “KosovaPress”.
“Policia e Kosovës po bën presion ndaj shoferëve të autobusëve ditët e fundit, duke kërkuar të ashtuquajturat lista të udhëtimit, me emrat dhe mbiemrat e të gjithë udhëtarëve”, ka thënë një përfaqësues i kompanisë “Kosmetprevoz” në veri. Sipas tij, këto lista dhe kjo metodë e kontrollit aplikohet vetëm nëpër pika kufitare dhe jo nëpër kalime administrative.
Burime të “KosovaPress” bëjnë të ditur se një praktikë e tillë nga ana e Policisë së Kosovës nuk është duke u zbatuar edhe në pikën kufitare tjetër me Serbinë, atë në Bërnjak, por pritet që edhe atje të aplikohet së shpejti.
Top Channel