F1, Vettel: Tani jam më i lehtësuar

14/03/2014 00:00

Sebastian Vettel ndihet “më i lehtësuar” pas provave të lira të Cmimit të Madh të Australisë, ku gjermani i Red Bullit regjistroi kohën e katërt më të shpejtë dhe përshkoi 51 xhiro.

“Ishte një ditë e mirë. Ndihem shumë i lehtësuar pasi arritëm të punonim shumë”, theksoi katër herë kampioni i Formulës 1.

“Unë dhe Ricciardo nuk patëm asnjë problem, makinat funksionuan dhe ishin të ekuilibruara”, shpjegoi Vettel.

Red Bulli vjen në këtë garë të parë sezonale e mbushur me dyshime për shkak të problemeve të saj të panumërta që u shfaqën në testimet parasezonale të Bahreinit. Për këtë arsye, objektivi i parë i Vettel është që të dielën të arrijë të paktën të përfundojë garën.

“Tek të gjitha skuderitë ka dyshime mbi besueshmërinë e makinave, për këtë arsye gjëja e parë për të cilën duhet të mendojmë është përfundimi i garës”, tha gjermani.

Provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë në orën 07:00, ndërsa gara ditën e dielë, po në të njëjtën orë. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel