
Lewis Hamilton, piloti më i shpejtë në provat e lira të Cmimit të Madh të Australisë, deklaroi se ndihet “mirë me makinën” dhe se është i kënaqur që sezoni ka nisur me këmbën e mbarë për të.
“Ndihem shumë mirë me makinën dhe mendoj se në përgjithësi ishte një nisje e mbarë, por ende na duhet të kuptojmë gjendjen tonë. Kemi një bazë të mirë për këtë fundjavë. Tani, të presim provat zyrtare”, analizoi piloti britanik i Mercedesit.
Hamilton pati probleme në sesionin e parë të provave të lira, ku nuk regjistroi dot asnjë xhiro.
“Kemi të bëjmë me makina të reja dhe këto probleme janë shumë të pritshme. Duhet të mësohemi. Në sesionin e dytë gjeta ritmin e duhur shumë shpejt”, tha kampioni i Formulës 1 në vitin 2008.
Provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë në orën 07:00, ndërsa gara ditën e dielë, po në të njëjtën orë. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel