Brukseli heton Barçën dhe Realin

14/03/2014 20:00

Në ditarin zyrtar të Parlamentit Europian, të publikuar në 7 Mars, formulohen akuzat konkrete ndaj shtatë klubeve spanjolle, që dyshohet se përfituan ndihma apo financime të jashtëligjshme nga shteti.

Reali i Madridit, Barcelona, Athletic Bilbao, Osasuna, Valencia, Elche dhe Hercules janë klubet e vendosura nën hetim.

Reali, Barcelona, Osasuna dhe Athletic kritikohen nga BE për mënyrën e organizimit të shoqërive të tyre, ndërsa Hercules, Valencia, Elche dhe Reali se kanë përfituar terrene me vlerë dhjetëra milionë euro nga shteti.

Sipas dyshimeve të Brukselit, në këtë formë, klubet e lartpërmendura janë favorizuar në realizimin e një konkurrencë të pandershme, ndaj rivalëve të tjerë brenda vendit dhe më gjerë në Europë.

Njëkohësisht, nën hetimin e komisionit janë edhe akuzat për lehtësira të mundshme fiskale ndaj Realit, Barçës, Bilbaos dhe Osasunës, që duke qenë shoqëri e ortakërisë së tifozëve të tyre, përfitojnë një regjim më favorizues tatimor nga shteti spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA