“Bieber është i padurueshëm dhe mosmirënjohës”
14/03/2014 00:00
Aktori Seth Rogen gjithmonë e ka shprehur hapur antipatinë e tij për Justin Bieber dhe ditën e mërkurë e lëshoi gojën gjatë një emisioni televiziv duke thënë se këngëtari është “një copë m…”.
Komediani 32-vjeçar tha: “Për mendimin tim, Justin Bieber është i padurueshëm, mosmirënjohës dhe aspak i sinqertë. Ai vë në rrezik jetën e të tjerëve me sjelljet e tij. Është një copë m…!”
Një përcaktim të tillë, Rogen e kishte bërë edhe në muajin janar nëpërmjet Twtter-it. Ai iu drejtua rrjetit social pasi Bieber u arrestua për faktin se bënte gara me makina sportive në rrugët e Floridës.
Top Channel