“Shqipëria e meritonte statusin”

13/03/2014 00:00

Komiteti Parlamentar i Asociim-Stabilizimit Shqipëri-BE zhvilloi në Strasburg takimin e tij të shtatë nën drejtimin e përbashkët të Eduard Kukanit si përfaqësues të delegacionit të Parlamentit Europian dhe Taulant Ballës si zëri i delegacionit të parlamentit shqiptar.

Pas diskutimit të një sërë cështjesh, anëtarët e këtij organizmi kanë dhënë konkluzionet e tyre duke përshëndetur më së pari nisjen e suksesshme vitin që shkoi të dialogut e nivelit të lartë me Komisionin Europian në lidhje me reformat kyçe të kërkuara prej Shqipërisë për integrimin e saj në BE.

Ndërsa shprehu mbështetjen e plotë për këtë aderim, Komiteti përcolli keqardhjen e tij për vendimin e KiE-së për shtyrjen e statusit të vendit kandidat e i kërkon Këshillit të ndjekë pa vonesa të mëtejshme rekomandimet e Komisionit Europian.

Ne dokumentin e leshuar ne fund te takimit, nenvizohet nevoja per vazhdimin e dialogut politik e i behet thirrje si partive te mazhorances ne pushtet, ashtu edhe atyre opozitare te mbeshtetin reformat e domodoshme per anetaresim. Autoritetet inkurajohen per implementimin e tyre ne menyre sa me te plote dhe efikase e keshillohen te paraqesin te dhena te sakta te performancave perpara takimit te keshillit ne muajin qershor; forcat politike nxiten te permbahen nga retorikat ofenduese e te shmangin bojkotimin ose bllokimin e procedurave te organizmave parlamentare.

Komiteti pershendet angazhimin e vazhdueshem te qeverise per reformat ne gjyqesor dhe luften kunder korrupsionit, te cilat do te jene ne fokusin e raportit te ardhshem te Komisionit Europian. Mirepritet marreveshja mes partive politike mbi domosdoshmerine e reformes administrativo-territoriale e kerkohet zbatimi i shpejte i saj, duke u percjelle njekohesisht shpresa se te gjitha palet do te luajne rol konstruktiv ne punen e Komisionit Parlamentar ad-hoc.

Dokumenti kujton se reforma e administrates publike eshte nje nga prioritetet kyce te progresit te Shqiperise ne rrugen e tij te integrimit europian dhe shprehet keqardhje per vonesat ne publikimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese mbi aktin normativ te nepunesit civil. Theksohet nder te tjera se nje administrate publike transparente dhe efikase eshte nje prej themeleve te funksionimit te burokracise ne nje shtet demokratik dhe thelbesore per nje vend qe aspiron te behet pjese e Bashkimit Europian.

Shqiperia levdohet per rezultatet e arritura ne kuften kunder krimit te organizuar e nxitet te vazhdoje ne kete, edhe pse permendet me shqetesim fajkti qe vazhdon te konsiderohet si vendi origjine per trafikimi e qenieneve njerezore, perfshire minorenet. Ne raport shprehet gjithashtu keqardhje per faktin qe maxhoranca dhe opozita nuk arriten dot konsensus mbi perberjen e Keshillit Drejtues te Radio Televizionit Publik dhe Autoritetit te Mediave Audio-Vizive AMA, ndersa u pershendet vendimi per asistencen e eksperteve nderkombetare (KiE, KE dhe OSBE) ne hartimin e amendamenteve te ligjeve ne sektorin audioviziv.

Pershendetet gjithashtu permiresimi i te dhenave te Shqiperise lidhur me lirine e shtypit pas ngritjes se saj nga pzoicioni 102 tek i 85-ti ne renditjen e ‘Reportereve pa Kufij’ per vitin 2013. Verehet nje tren negativ i ekonomise e permendet renia e Prodhimit te Brendshem Bruto me 2,3 % , ndersa me tej, Shqiperia lavderohet per rolin konstruktiv dhe stabilizues ne rajon dhe per perpjekjet e saj per te siguruar marredhenie te mira me fqinjet.

Por mbledhja eshte zhvilluar mes debateve, ku si deputetet e maxhorances dhe ata te opozites kane mbajtur qendrime te ndryshme dhe shpesh here te kunderta per nje numer ceshtjesh. Keshtu, opozita beri publike nje sere amendamentesh per institucionet e pavarura, ligji per administraten civile dhe zgjedhjet e pjesshme ne Korce, qe sipas Partise Demokratike nuk u perfshine ne deklarate dhe u bllokuan nga deputetet e socialiste.

Ndersa maxhoranca, ne deklarimet e saj pas takimit beri te ditur se perfaqesuesit e Partise Socialiste dhe te LSI shprehen qe ne fillim gatishmerine qe draft-deklarata te miratohet ne variantin e propozuar nga bashke-Kryetari i Komitetit, Eduard Kukan. Maxhoranca dha konsensus te plote per draftin e propozuar nga Parlamenti Europian dhe tregoi vullnet pozitiv ndaj amendamenteve te opozites pavaresisht frymes destruktive te tyre, thuhet ne qendrimin e socialisteve.

Sipas socialisteve me deshiren e mire per te patur nje deklarate finale, u ra dakord qe per amendamentet e propozuara nga deputetet e PD, te vazhdoje shqyrtimi ne nje mbledhje ne Tirane gjate javes se ardhshme.

Top Channel