Parashikimi i Blatter për Botërorin
13/03/2014 00:00
“Do të jetë shumë e vështirë për një skuadër evropiane që të fitojë Botërorin, sepse, duke luajtur në rajonin e tyre, të gjitha skuadrat amerikano-jugore do të duan të fitojnë dhe jo vetëm Brazili dhe Argjentina”.
Është ky parashikimi i presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter për Kampionatin Botëror Brazil 2014. “Edhe Kili, Uruguaji, ose Kolumbia, që është një skuadër shumë e fortë, kanë shanse të mëdha”, ka thënë Blatter.
Ndërsa përsa u përket mundësive për kombëtaret e kontinentit të vjetër, Blatter e drejton gishtin tek një treshe e nivelit të lartë: Spanja, Gjermania dhe Italia.
Top Channel