
Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva i ka dhuruar kryeministrit italian, Matteo Renzi, fanelën me numrin 9 të kombëtares braziliane të futbollit.
Dhurata është bërë në formë homazhi në prag të Botërorit që do të zhvillohet në vendin amerikano-jugor nga 12 qershori më 13 korrik.
Fotoja e dhënies së fanelës, mbrëmjen e së mërkurës gjatë një takimi në Romë, është shpërndarë për mediat braziliane nga stafi i zotit Lula.
Për të promovuar mbajtjen e evenimentit sportiv në vendin e tij, ish-presidenti i ka dhuruar më herët bluzën me numër 6 ish-presidentit amerikan Bill Clinton, numrin 7 ish-presidentit kubanez Fidel Castro dhe numrin 8 për të vëllain Raul.
Për Renzin ishte zgjedhur numri 9, i veshur dy herë në botërorët e viteve 1994 dhe 2002 nga Ronaldo, i njohur ndryshe me pseudonimin “fenomeni”.
Top Channel