
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shprehu Presidentit te
Senatit Francez shqetësimin e opozitës për atë që e cilëson, si kurs
antidemokratik dhe antiintegrim të Qeverisë shqiptare.
Sipas zotit Basha, kjo eshte arsyeja perse ne disa vende te Bashkimit Europian u rrit doza e skepticizmit, duke sjelle edhe vendimin per mosdhenien e statusit ne dhjetor.
Presidenti i Senatit francez u shpreh se integrimi europian është çështje me interes kombëtar dhe kërkon patjetër konsensusin e palëve. Ai tha se vendimi i dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ishte një mesazh për të ndërmarrë reformat e duhura për procesin e integrimit.
Por, sipas kreut demokrat Lulzim Basha Qeveria nuk e lexoi si duhet kete vendim. “Në vend të angazhimit për reformat e kërkuara, Qeveria u angazhua në një proces fajësimi të të ashtuquajturve ekstremistë europianë dhe vijoi thellimin e bilancit negativ, duke zhbërë standardet e arritura dhe duke ndërmarrë sulme të njëpasnjëshme kundër institucioneve kushtetuese dhe kunder vetë ligjit e kushtetutës”, tha kryetari i opozites presidentit te senatit te Frances, nje nga 5 vendet anetare qe kundershtoi ne dhjetor statusin kandidat per Shqiperine.
Top Channel