“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Teksa ndodhej në Zelandën e Re për të xhiruar filmin “Z for Zachariah”, aktori Chris Pine përfundoi në prangat e policisë.
Aktori 33-vjeçar, i mirënjohur për interpretimin e personazhit James T. Kirk në filmat “Star Trek”, u arrestua për drejtim makine në gjendje të dehur më 1 mars. Lajmi është marrë vesh vetëm ditët e fundit nga mediat amerikane.
Një zëdhënës i policisë zelandeze tha për “Yahoo” se Pine ishte ndaluar për një kontroll rutinë në orët e para të mëngjesit në afërsi të qytetit South Island dhe u akuzua se po udhëtonte me 0.08 për qind mbi limitin e lejuar të shpejtësisë.
Përfaqësuesit e aktorit nuk i janë përgjigjur interesit të Yahoo për incidentin. Pine pritet të shfaqet së shpejti në gjykatën e rajonit Ashburton për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij.
Top Channel