Rikthimi me Bieber, Selena-s i kushton miqësinë me Taylor Swift

12/03/2014 00:00

Ato ishin të pandara, aq sa në deklarata publike jo rrallë e quanin njëra-tjetrën ‘motra’. Por vendimi i Selena Gomez për t’u rikthyer me Justin Bieber ka marrë mosaprovimin e ashpër të (ish?)mikeshës së saj, Taylor Swift.

US Magazine shkruan se Taylor ka nisur të distancohet prej Selena-s që prej marrëdhënies së saj me Ed Sheeran, vitin e kaluar. Sheeran është mik i përbashkët i dy këngëtareve. Por për Swift, ai është përdorur nga Selena për të bërë xheloz Justin Bieber.

Lajmi që Selena dhe Bieber janë rikthyer së bashku, shkruan revista amerikane, ka qenë goditja e fundit për Taylor, e cila e ka cilësuar vendimin e mikeshës së saj, si “të neveritshëm”.

Këngëtari kanadez, që ndodhet në një periudhë të vështirë dhe në telashe me ligjin, postoi në fundjavë në Instagram një video ku shfaqet duke kërcyer me Selena-n, me të cilën u takua në Teksas.

)

Top Channel