Miley Cyrus, me bikini në ditë pa diell

12/03/2014 00:00

Është në mes të turit të saj botëror që përfshin koncerte në Amerikën e Veriut dhe Europë, por Miley Cyrus gjen gjithmonë kohë për foto provokuese të cilat i ndan me ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja ishte në Teksas ditën e martë dhe përfitoi për të pozuar me bikini. Edhe pse koha ishte e vrenjtur, 21-vjeçarja ka përdorur Photoshop-in për të vënë një diell në cepin e fotos dhe për t’u zhveshur për pozën.

Edhe pse duket shumë në humor, Cyrus shkroi në Twitter se nuk ndihej mirë: “Nuk jam fare mirë. Më duket sikur jam sëmurë që nga muaji tetor.”

Pas koncertit në American Airlines Centre në Dallas, Miley do të vazhdojë turin në Oklahoma, ku do të performojë ditën e mërkurë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel