
Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe po qëndron në Kosovë. Gjatë vizitës Sheiku Abdullah Bin Zayed Al Nahyan është pritur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërkohë, kuvendi i Prizrenit në një seancë të posaçme të mbajtur ka marrë vendimin që ta shpallë sheikun ”Qytetar Nderi”. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Në arsyetimin e tij për dhënien e titullit më të lartë që ndan komuna, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja tha se Sheiku Abdullah ka dhënë kontribut të pashoq në shpalljen e Pavarësisë, ndërsa u ka qëndruar afër refugjatëve kosovarë, me theks të veçantë atyre të Prizrenit në vitin 1999, nëpër kampet e Kukesit të Shqipërisë.
Shpallja e Sheikut Abdullah qytetar nderi i Pizrenit u kundërshtua nga deputetët e lëvizjes Vetëvendosje. Drita Millaku kërkoi nga kryetari i komunës që të mos aprovojë propozime të tilla për “qejfe të politikës qendrore”.
Top Channel