Trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, tregoi disa prej metodave më të habitshme psikologjike që ai përdor për të motivuar futbollistët e tij.
Spanjolli pranoi se jo gjithmonë bëjnë punë fjalimet dhe se disa herë, duhet vepruar në një mënyrë jo fort të zakonshme.
Duke iu referuar sjelljes së David Alabës, i cili humbi një penallti në ndeshjen e parë me Arsenalin në Champions League, Guardiola tha: “Pa dyshim, humbja e një penalltie gjithmonë të ndikon psikologjikisht, edhe pse shumë varet nga personaliteti i lojtarit. Me disa lojtarë duhet të flasësh, me të tjerë nuk ka nevojë e me disa duhet të pish ndonjë gin tonic”.
Trajneri spanjoll komentoi edhe situatën e Toni Kroos, një prej yjeve të skuadrës, që për momentin ende nuk po rinovon kontratën e tij. “Kroos ka luajtur në mënyrë fanastike, jo vetëm në ndeshjet e fundit, por gjatë të gjithë kampionatit. Ndeshëm shumë vështirësi në mesfushë në fillim, por unë shpresoj që ai të mbajë këtë nivel deri në fund”, komentoi Guardiola.
Top Channel